Rinia Demokratike hapi ekspozitë për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë

Rinia Demokratike hapi ekspozitë për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë

Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë kanë hapur një ekzpozitë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku kanë shfaqur fotografi që janë shkrepur para, përgjatë dhe pas luftës së vitit 1999 e deri tek shpallja e pavarësisë së vendit.

Në fotografitë e ekzpozuara përfshihen momente kyçe të historisë së re të Kosovës, përfshirë fotografi nga konferenca e Rambujesë, hyrja e ushtarëve të NATO-s në Kosovë, foto të ish-presidentit Bill Clinton me fëmijë kosovarë e të tjera.

Po ashtu, në shesh është hapur libri për falënderimin ndaj ShBA-ve.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës Miqt e Amerikës, i cili tha se me një organizim të tillë po bëhet edhe falënderim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatëve të tjerë./Insajderi.com