
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Dragashit, Shaban Shabani, ka fituar këtë komunë pas rinumërimit të 35 vendvotimeve, votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara.
PDK gjatë rinumërimit ka marrë 4117, kurse LDK 2807.
Ndërkaq sa i përket votave me postë, me kusht dhe të personave aftësi të kufizuara, PDK ka siguruar 302, e LDK 67./klankosova