Rinumërimi i votave ndryshon listën e deputetëve

Rinumërimi i votave ndryshon listën e deputetëve

Pas rinumërimit të 117 kutive të votimit do të ketë rirenditje në listën e kandidateve për deputetë.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e KQZ-së ku u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas rinumërimit të fundit.

Bazuar në këto të dhëna, Naser Osmani do të jetë në vend të Imet Rrahmanit, të cilin e ka kaluar me vota pa rinumërimit, njofton Klan Kosova.

Fitim Damka nga komuniteti turk pas ankesës ka arritur që të jetë në listën e deputetëve në vend të bashkë partiakut të tij Mahir Yagcilar.

Ndërkaq, Slavko Simiq i Listës Serbe i ka zënë vendin Branimir Stojanoviqit.