Rinumërohen mbi 1000 kuti – Ky është ndryshimi

Rinumërohen mbi 1000 kuti – Ky është ndryshimi

Të mërkurën pasdite në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.  E deri më tani rinumëruar mbi 1000 kuti apo afër 80% të vendvotimeve. Nga rinumërimi nuk ka ndonjë ndryshim të madh.

Rinumërimin e votave e ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bazuar në ankesat e partive politike ndaj rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndaj këtij vendimi nuk është ankuar askush në shkallën e dytë, përkatësisht në Gjykatën Supreme.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar më së shumti vota.