Rinumërohen mbi 81 përqind e vendvotimeve

Rinumërohen mbi 81 përqind e vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri në orën 16:00, nga gjithsej 530 vendvotime janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29%.

Elezi ka bërë me dije se rinumërimi i vendvotimeve do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.

“Deri në orën 16 të ditës së martë janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29% e 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja që të rinumërohen”, ka thënë Elezi për Insajderin.

Në anën tjetër, koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj  në mëngjesin e sotëm ka thënë se procesi i rinumërim është duke ecur mirë dhe presin që këtë proces ta përfundojnë brenda 3 apo 4 ditëve.

Ahmetaj po ashtu tha se pas përfundimit të rinumërimit të vendvotimeve, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./Insajderi.com

InDoks | Triumfi dhe rënia e Enver SekiraqësAfro një dekadë e gjysmë pas vrasjeës së policit Triumf RizaInDoksrikthehet me një dokumentar mbi të pathënat e kësaj histori. Mbi dështimin e drejtësisë. Mbi lidhjet e mafias me politikën. Për ata që ranë viktima të krimit të bandës sëEnver Sekiraqës e kurrë nuk u gjykuan ato raste. Edhe për fatin e familjarëve të policit që edhe sot enden gjykatave për pak drejtësi.Flasin personat kryesor në histori, familjarë, miq e shokë. Zbulohen dokumente dhe episode të panjohura për publikun për një histori mafioze në zemër të një shteti që më paka se një vit më vonëse data e krimit do tëshpallte pavarësinë.Ky hulumtim i InDoks, me autor Visar Duriqi, jep shumë përgjigje, por mbesin ende pyetjet se pse nuk u hetua pasuria e Enver Sekiraqës? Pse nuk u gjetën burimet e tij eventuale brenda Policisë së Kosovës që mund të ia kenë mundësuar arratisjen për shumë vite? Cilat janë provat e forta që e lidhin Sekiraqën me vrasësin e Triumf Rizës?

Gepostet von InDoks am Sonntag, 3. März 2019

 

InDoks | Milionerët

InDoks | Milionerët Kosova ka një klasë politike e të cilën të tillë e bëri lufta. Milionerë janë edhe ata që i ikën luftës. Edhe ata që silleshin korridoreve të Kremlinit kur u bë lufta.Milionerë janë edhe ata që ishin kundër luftës. Të tillë janë edhe ata që janë pro shtetit të Kosovës e edhe ata që janë kundër tij.Sa vlejnë pasuritë e tyre dhe si i fituan ato, këto përgjigje i mësoni në dokumentarin “Milionerët” me autor Visar Duriqi.Sonte në 20:10 në RTV Dukagjini dhe #live në Insajderi.

Gepostet von InDoks am Sonntag, 16. Juni 2019