![I riu 30-vjeçar goditet për vdekje nga kamioneta](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/08/aksident-341x220-1200x630-730x440.jpg)
Ardian Muçiqi, 30 vjeç, nga fshati Llapashticë e Epërme është personi i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme nga plagët e marra nga goditja e një kamionete në fshatin Gllamnik.
Personi në fjalë është goditur rreth orës 17:30 minuta teksa ishte duke kaluar rrugën.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e stacionit policor ne Podujevë, Antigona Çitaku, e cila ka njoftuar se bëhet fjalë për një person të moshës 30 vjeçar, i cili përderisa ishte duke kaluar rrugën afër shkollës në Gllamnik është goditur nga një kamionetë.