Rivarroset dëshmori Behram Morina në Marinë të Skenderajt

Rivarroset dëshmori Behram Morina në Marinë të Skenderajt

Në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt është rivarrosur dëshmori Behram (Hazi) Morina nga fshati Gllobar i Komunës së Drenasit.

Në ceremoninë e rivarrimit, ka marr pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili pas procedurave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i ka dorëzuar flamurin kombëtar familjarëve të dëshmorit Morina.

Lladrovci ka vënë edhe buqetë me lule pranë varrit të dëshmorit Behram (Hazir) Morina.