Rizvanolli kërkon nga qytetarët kursimin e energjisë elektrike gjatë dimrit

Rizvanolli kërkon nga qytetarët kursimin e energjisë elektrike gjatë dimrit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë kërkesë nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë dimrit, duke i shfrytëzuar alternativat tjera për ngrohje, përcjell Insajderi.com.

Në diskutimin me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, Rizvanolli theksoi se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar.

Sipas saj, nëse nuk ka kursim të energjisë, duhet të rritet eksporti për çka edhe mund të rrezikohet furnizimi i rregullt me rrymë, por edhe të rriten tarifat nga prilli i vitit të ardhshëm.

“Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prek Kosovën qytetarët duhet që të kursejnë rrymën, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes. Moskursimi i energjisë do të thotë edhe rritje e importit dhe mund të ketë pengesa në fuqizim të rregullt, e mund të ketë edhe rritje të tarifave nga prilli i vitit të ardhshëm”, ka thënë ajo. /Insajderi.com