Rizvanolli nga Deçani: Situata në kontroll, numri i të helmuarve s’është 1500

Rizvanolli nga Deçani: Situata në kontroll, numri i të helmuarve s’është 1500

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi të premten se situate në Deçan është në kontrollë, derisa shtoi se Akoma nuk dihet se çka e ka shkaktuar helmimin, si pasojë e të cilit, shumë qytetarë të kësaj komune kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njofton Insajderi.

Ajo pas vizitës në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, tha se nuk mund të flitet me siguri për përgjegjësinë e kësaj ndërmarrje për rastin në fjalë.

“Jam e kënaqur që arrita ta vij dhe të kuptoj për situatën e krijuar. Ajo që mësova është shumë detaje dhe çka është më e rëndësishme të përmbledhim janë tri katër rezultate.

E para ende nuk është e qartë se cili është shkaktari i helmimit, IKShPK-ja po bën hulumtimet dhe do të jetë në gjendje të na informoj më shumë për shkaqet dhe burimet e këtyre infeksioneve. Kjo nuk e përjashtin asnjë institucion, thjeshtë nuk është e qartë. Në disa puse individuale është gjetur që uji nuk është i pijshëm”, u shpreh ajo.

Sipas saj, edhe numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë deri më tani, është më i vogël se që është raportuar në media. Ajo ka thënë se ka shpërputhje në mes të shifrave të paraqitura në mes të QKMF-së së Deçanit.

Ministrja është pyetur se a do të duhej të ishte kryeministri Albin Kurti në Kosovë në këtë rast. Ajo u shpreh se “secili institucion e ka kryer punën e duhur dhe situata nuk është aq alarmante”./Insajderi.com