Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar të enjten mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në një konferencë për media, ajo ka thënë se projekti për gazsjellësin s’ka të bëjë me gaz amerikan ose të ndonjë shteti tjetër, por për infrastrukturën që do ta sillte gazin natyror.
“Po flitet në kohët e fundit për gazin amerikan, duhet sqaruar një gjë kur po flasim për ndërtimin e infrastrukturës nuk jemi duke folur për gazin amerikan ose ndonjë shteti tjetër, opsioni që po diskutohet është ndërtimi i infrastrukturës që do të mundësonte sjelljen e gazit natyror”.
“Unë nuk do ta kisha cilësuar si hezitim ose preferencë të qeverisë, ne i kemi lexuar studimet e fizibilitetit, me ekspertët e MCC-së, i cili përbëhet më shumë se 10 ekspertëve të cilët kanë punuar në këtë studim dhe nuk është çështje preference është çështje që vendimi që e marrim është i duhuri”, pohoi ajo.
Sipas Rizvanollit, duhet ende qartësim sa i përket financave për projektin./Insajderi.com