Rizvanolli sqarohet për tërheqjen e Kosovës nga projekti për gazin

Rizvanolli sqarohet për tërheqjen e Kosovës nga projekti për gazin

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është sqaruar lidhur me tërheqjen e Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC).

Para deputetëve, ka thënë se kosto e këtij projekti do të kishte qenë e lartë dhe se Qeveria nuk ka pasur vlerësim të saktë.

Sipas saj, disa investitorë nuk kanë shprehur interesim për investim, derisa disa të tjerë kanë vënë kushte të cilat siç ka thënë ajo, kanë qenë të pafavorshme për vendin.

Tutje, ka treguar se nuk ka qenë i qartë as efekti në çmimet për konsumatorët.

“Nuk ka qenë e qartë se cili do të jetë efekti në çmimet për konsumatorët, sipas disa përllogaritjeve që i kemi marrë 40 euro për një megawatt ka qenë vetëm kosto e paraparë e gazit, që është më e shtrenjtë 30% sesa kosto aktuale e prodhimit të energjisë që e kemi”, është shprehur Rizvanolli./Insajderi.com