Robert O’Brien jep detaje për atë se çfarë ndodhi sot dhe çfarë pritet nesër në takimin Hoti-Vuçiq

Robert O’Brien jep detaje për atë se çfarë ndodhi sot dhe çfarë pritet nesër në takimin Hoti-Vuçiq

Këshilltari Kombëtar për Siguri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, është deklaruar rreth takimit të sotëm midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

O’Brien me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se gjatë ditës së nesërme, më 4 shtator, pritet të vazhdojnë takimet, derisa ka treguar se përgaqësues të bankave të mëdha kreditore, korporatave amerikane dhe Fondit të Mileniumit të Ri, kanë qenë të pranishëm në këtë takim.

“Diskutime të mira këtë pasdite me liderët e Serbisë dhe të Kosovës. Ata kanë përparim të ndjeshëm sot. Një falënderim për Koorporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA’së, Fondacionin e Mijëvjeçarit të Ri dhe Bankën Exim që iu bashkuan takimit. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, tha ai.

Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington që sot ka nisur të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Hoti para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pala serbe do të bëjë çmos për të arritur një kompromis për çështje të rëndësishme ekonomike. /Insajderi.com