
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përcjell Insajderi.
Në takim, ata kanë biseduar për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit kosovaro-gjerman, dialogun për normalizim si dhe për procesin e Berlinit.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori Rohde, në një postim në Tëitter.
“Takim i mrekullueshëm me ministren e Jashtme, Donika Gërvallën, sot. Diskutuam planet për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit kosovaro-gjerman, dialogun për normalizim dhe procesin e Berlinit, mes tjerash”, ka shkruar Rohde./Insajderi.com