
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka uruar ushtruesen në detyrë të presidentes, Vjosa Osmanin, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, transmeton Insajderi.
Sipas Rohde, votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim.
Gjatë takimit me Osmanin, ai tha se kanë diskutuar për formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe dialogun me Serbinë.
“Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim. Ne diskutuam formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet, përfshirë sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dialogun e lehtësuar nga BE.
Ne të dy nënvizuam partneritetin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës”, ka shkruar ambasadori Rohde në Tëitter./Insajderi.com