Roja bregdetare shqiptare shpëton 8 serbë nga mbytja në ishullin e Sazanit  

Roja bregdetare shqiptare shpëton 8 serbë nga mbytja në ishullin e Sazanit  

Roja bregdetare shqiptare ka shpëtuar 8 persona gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Pas një avarie në motor, anëtarët e bordit kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS.

Pas marrjes së sinjalit, anija e gatshme në Sazan P-116 ‘Bora’ është angazhuar menjëherë për dhënien e ndihmës.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre. Jahti u dërgua në portin e Vlorë pa probleme rreth orës 04:10.