Roli i BE-së në finalizimin e dialogut me marrëveshje finale!

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka vizituar Kosovën ku është takuar me presidentin, Hashim Thaçi. Kryeparlamentaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Roli i BE-së në finalizimin e dialogut me marrëveshje finale!

Të martën e 16 Qershorit, i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare ne Kosovë.

Me disa komplikime me linjat ajrore për të udhëtuar në Kosovë, ai ka arritur në vendin tonë  dhe ka zhvilluar takime me zyrtarët e lartë të shtetit.

Fillimisht ai takoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi – një takim se nuk dihej nëse do të mbahej për shkak të kritikave të shumta të Thaçit në drejtim të Lajçakut dhe Bashkimit Europian. Më pas, ai u takua me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani dhe takimi i tij në fund ishte me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Bashkimi Europian po kërkon rinisjen e dialogut në të njëjtën kohë kur emisari amerikan i Trump-it, Richard Grenell ka ftuar për datën 27 Qershor delegasionin nga Kosova dhe Serbia për të disktuuar rreth mundësisë së një marrëveshjeje finale në mes dy vendeve.

Prej se në SHBA erdhi në pushtet administrata Trump divergjencat në mes SHBA-së dhe BE-së janë rritur sa i përket politikave të jashtme. Madje, Richard Grenell është ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe vazhdimisht ka marrë kritika të brendshme nga mediat gjermane.

Miroslav Lajçak gjatë konferencave për media ishte ambicioz që do të arrihet të zgjidhen gjitha problemet në mes Kosovës dhe Serbisë, por në kohë kur në proces është inkuadruar edhe SHBA roli i BE-së për arritjen e  marrëveshjes finale Kosovë-Serbi po shihet me dyshime. /Insajderi/