Rrah të dashurën e mitur pastaj e përdhunon atë

Rrah të dashurën e mitur pastaj e përdhunon atë

Në Ferizaj është regjistruar një rast i keqpërdorimit seksual me personin nën moshen 16 vjeçare. Rasti ka ndodhur pas mesnatës. Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar për shkaqe të panjohura fillimisht e ka rrahur  të dashurën e tij viktimën femër shqiptare dhe më pas edhe e ka keqpërdorur seksualisht.

“Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në një rast tjetër në rr. “Mbretëresha Teutë” në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka ngacmuar përmes telefonit viktimën femër shqiptare.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.