Është arrestuar një person i cili dyshohet se për motive xhelozie e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, njofton policia e Kosovës.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 15:15.
Gjatë 24 orëve të fundit policia ka dërguar në mbajtje 10 persona, për vepra të ndryshme penale./Insajderi.com