Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë përfshirë në një rrahje në qytetin e Skenderajt. Përfshirjen e këtyre dy pjesëtarëve, për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.
Pjesëtarët e FSK-së, në përleshjen fizike që janë përfshirë, kanë rrahur një tjetër të moshës 18 vjeçare, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Dy pjesëtarët P. M dhe Sh. M bashkë edhe me një tjetër me inicialet K. M, thuhet se janë përleshur me personin tjetër i moshës 18 vjeçare, i cili është dashur të marrë tretman mjekësor.
Rastin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.
Ai ka thënë se ndaj dy pjesëtarëve do të veprojnë në bazë të Kodit Disiplinor të FSK-së dhe rregulloreve në fuqi.
“E konfirmojmë se ka ndodhur rasti që ju e përshkruani. Me rastin në fjalë, është duke proceduar Policia e Kosovës. Në lidhje me rastin, Forca e Sigurisë së Kosovës do të veprojë bazuar në Kodin Disiplinor dhe rregulloret në fuqi”, ka thënë Shala për Insajderin.
Pas këtij rasti, Policia e Kosovës ka dërguar për intervistim dy pjesëtarët e FSK-së dhe personin tjetër, për intervistim rreth këtij rasti.
Ndërsa, për rastin, dy pjesëtarët e FSK-së me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com