Djali i politikanit në Kosovë, Nenad Rashiqit, është sulmuar fizikisht të hënën nga rreth 30 persona.
Nikolla Rashiq, është rrahur në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.
Nikolla Rashiq ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.
Kështu ka deklaruar vet Nenad Rashiq, gjatë një interviste në KALLXO Pernime.
“Djali tani është në shtëpi. Nesër do t’i vazhdojmë kontrollet e mëtutjeshme. Pas përfundimit të shkollës, ka qenë një grup rreth 30 persona, që përveç boksave të hekurt, ata kanë pasur edhe çekiçë e thika. Unë kam pranuar që duhet ta paguaj çmimin e ideologjisë që kam, por me të vërtetë unë nuk kam pritur që djali im duhet ta paguajë çmimin kaq jornomal”, ka thënë Rashiq.
Nenad Rashiq ushtruar funksionin e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale nga Partia Progresive e Serbeve. Ai gjithashtu për një kohë të shkurtër ka qenë edhe këshilltar i ish kryeministrit Kurti./Insajderi.com