
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Rrahim Rexha, drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është emëruar zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftim, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 10, paragrafi 2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.
“Rrahim Rexha, zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, obligohet t’i kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Insajderi.com