Lajmi për rrahjen që ka ndodhur të dielën në Suharekë, pas një aksidenti trafiku ku janë përfshirë edhe mërgimtarë që jetojnë në Zvicër, ka zënë vend edhe në mediat zvicerane, transmeton Insajderi.
Për rrahjen e mërgimtarëve ka shkruar portali zviceran 20min.ch, ku e përshkruan ngjarjen që ka ndodhur të dielën.
Dy veturat që janë aksidentuar kanë qenë më targa zvicerane ku më pas në rrahje janë përfshirë tetë persona.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës kishte njoftuar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa shtatë të tjerë janë arrestuar./Insajderi.com