Rrahja e nxënësve në Prishtinë, arrestohen 13 persona e ngriten tri kallëzime penale

Rrahja e nxënësve në Prishtinë, arrestohen 13 persona e ngriten tri kallëzime penale

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 13 persona të dyshuar për incidentin që ka ndodhur ditë më parë në afërsi të shkollës fillore në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Pesë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa katërve prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit.

Sipas njoftimit, lidhur me këtë rast janë ngritur edhe tri kallëzime penale.

Policia bën të ditur se lidhur me rastet e incidenteve të raportuara në ditët e kaluara, përfshirë edhe rastin e fundit në “Dardani”, janë ndërmarr veprimet e vazhdueshme hetimore dhe operacionale në funksion të sqarimit të rrethanave të plota dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe veprave tjera penale të mundshme.

“Me datë 28.05.2021 rreth orës 13:30 është raportuar se nga disa persona të dyshuar është sulmuar viktima (A.H) duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas të dyshuarit janë larguar menjëherë nga ai lokacion. Në të njëjtën datë rreth orës 14:20 viktima (A.H) ka shkuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë dhe ka sulmuar – therur me thikë të dyshuarin (B.G.) duke i shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me këtë ngjarje nga njësitet kompetente të stacionit policor Jugu në Prishtinë janë ndërmarr veprime ligjore me që rast iniciuar tri raste penale: “Sulm-lëndim trupor, Lëndim i rëndë trupor dhe Kanosje, specifikuar sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet në kumtesë./Insajderi.com