Disa të rinj e kanë rrahur sot një bashkëmoshatar të tyre në qytetin e Malishevës, duke e lënë të shtrirë në tokë.
![Rrahja e pamëshirshme ndaj një të riu në Malishevë [video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/10/rrahet.jpg)
Një video e siguruar nga mediumi lokal Malisheva Press, shfaq se si një grup të rinj rrahin rëndë një bashkëmoshatar të tyre, derisa disa të tjerë ndihmojnë që sulmi të ndalonte, raporton Insajderi.
Ajo që bie në sy është dhuna e shfrenuar e të rinjve dhe moskokëqarja e tyre për pasojat që mund të ketë viktima.
Policia e Kosovës nuk ka folur për rastin në fjalë. /Insajderi.com