Rrahja e të miturit në oborrin e shkollës në Prishtinë, reagon Dardan Sejdiu

Rrahja e të miturit në oborrin e shkollës në Prishtinë, reagon Dardan Sejdiu

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihen disa nxënës rrahur një të mitur në oborrin e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sejdiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se dhuna në shkollat fillore duhet të jetë temë kryesore e shoqërisë për trajtim.

“Dhuna në shkollat fillore duhet të jetë një nga temat kryesore në këtë shoqëri!

Sot janë duke qarkulluar lajme e video të frikshme për dhunën në oborret e shkollave fillore e lajmet për ngacmime seksuale e bullizëm nuk kanë të ndalur! Kultura e arsyetimeve duhet ndalur!”, ka shkruar Sejdiu./Insajderi.com