Në raportin 24 orësh të Policisë, janë përfshirë edhe dy raste ku gratë janë sulmuar nga burrat e tyre.
Njëri rast ka ndodhur në Kamenicë kurse tjetri në Pejë.
Në komunën e Kamenicë i dyshuari që i takon komunitetit rom i ka shkaktuar lëndime trupore gruas, pas rrahjes.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Rome të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku burri ka kanosur gruan e tij.
I dyshuari për këtë akt ëshët dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.
Së fundi emisioni Indoks ka trajtuar temën e dhunës ndaj grave.
Në dokumentarin “Shteti që vret gra”, kanë folur avokatë, familjarë të grave viktima, shoqëria civile etj. /Insajderi.com