Rrahje masive mes nxënësve në Ferizaj: Përfshihen dy shkolla

Rrahje masive mes nxënësve në Ferizaj: Përfshihen dy shkolla

Një përleshje masive ka ndodhur mes nxënësve mes dy shkollave në Ferizaj.

Në profile të ndryshme në Facebook, është publikuar videoja ku dhjetëra nxënës janë përfshirë në përleshje. Nxënësit janë të Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” dhe të Shkollës së Mjekësisë, “Elena Gjika”.

Gjatë ditës janë raportuar edhe rrahje të tjera në vend. Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës katër persona në Prishtinë, të dyshuar se janë përfshirë në rrahjen në lagjen “Dardania”.

Rrahje masive e nxënësve në oborr të shkollës Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” dhe të mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj

Posted by ZeriLugines on Wednesday, 13 February 2019