Rrahje masive në Deçan

Rrahje masive në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 10:00 ka ndodhur një përleshje masive në Deçan.

Rasti ka ndodhur në rrugën  ‘Dëshmoret e Kombit”  ku tre persona së pari janë fjalosur pastaj edhe janë përleshur fizikisht.

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në koordinim edhe me prokurorin e shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar ‘lëndim i lehtë trupor’.

Të dyshuarit janë ndalur për 48 orë me urdhër të prokurorit njofton policia e Kosovës, thuhet në njoftimin policor.