
Një rrahje masive ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “B”, në Prishtinë.
Disa persona janë përleshur fizikisht në mes të rrugës, duke u grushtuar fortë mes veti.
Dëshmitarët thonë për Indeksonline se personat që janë përfshirë në këtë rrahje masive kanë dalë nga veturat e tyre dhe menjëherë kanë nisur të godasin njëri tjetrin për motive ende të panjohura.
Sipas dëshmitarëve, të dyshuarit me veti kanë pasur edhe armë zjarri porse ato nuk i kanë përdorë ndonëse i kishin ekspozuar para qytetarëve.
Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarët policor për të marr më shumë informacione përkitazi me rastin dhe është në pritje të përgjigjes së tyre…