Rrahje me mjete të forta e thika në Pejë

Rrahje me mjete të forta e thika në Pejë

Një rrahje masive ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Dy të dyshuar kanë sulmuar dy të tjerë me mjete të forta dhe thika. Të dyshuarit gjenden në arrati.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë kanë sulmuar me mjete të forta dhe të mprehta dy viktima meshkuj K-shqiptarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ku njëri është ndalur për shërim të mëtutjeshëm. Të dyshuarit gjenden në arrati”, ka bërë të ditur policia. /Insajderi.com