
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur sot në Pishinën e Gërmisë, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Deri me tani nuk dihet arsyeja që ka çuar deri tek incidenti në fjalë.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com