
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes dy meshkujve dhe tri femrave.
Si pasojë e rrahjes, dy nga femrat e përfshira në incident kanë pësuar lëndime trupore.
Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull (shqiptar) i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia./Insajderi.com