Rrahje mes katër personave në Prishtinë, sekuestrohet një armë zjarri

Rrahje mes katër personave në Prishtinë, sekuestrohet një armë zjarri

Katër persona janë shoqëruar në Polici pas një rrahjeje pasditen e së mërkurës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se personat e shoqëruar, pasi kishin dalë nga veturat e tyre janë përfshirë në rrahje.

Tutje, ajo ka njoftuar se gjatë kontrollit të tyre, është sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë.

Arma e zjarrit që u konfiskua nga Policia

“Sot rreth orës 16:30, zyrtarët policor, respektivisht njësiti special, kanë reaguar në një rast të përleshjes në mes të disa personave. Rasti  ishte në progres  në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku disa persona  pasi kishin dalë nga veturat e tyre janë përfshirë në një rrahje.

Ka qenë reagimi i shpejtë policor në vendngjarje  edhe i zyrtarëve nga stacioni qendra , ai që ka rezultuar me  shoqërimin e katër personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme zjarri dhe një thikë”, ka thënë Ahmeti.