
Pesë persona janë arrestuar pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në Fushë Kosovë
Katër prej tyre me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i pesti është liruar pasi vullnetarisht ka dorëzuar një armë CZ 7.65mm me gjashtë (6) fishekë, e përdorur për kanosje.
Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë trajtim mjekësor.