Rrahje në mes të rrugës në Prishtinë

Rrahje në mes të rrugës në Prishtinë

Një përleshje e rëndë fizike ka ndodhur në lagjen Dardania të Prishtinës, saktësisht te rrethi ku është i vendosur flamuri në hyrje të qytetit.

Në një video të publikuar sot në rrjetin social Facebook shihen dy persona që e godasin njëri-tjetrin në mes të rrugës.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka sjellë deri te kjo mosmarrëveshje, por njëri person që merr pjesë në rrahje shihet teksa del nga vetura e tipit BMW në fillim të xhirimit.

https://www.facebook.com/PrishtinaRKS/videos/1527288964052262/