
Disa persona janë rrahur mes vete në qytetin e Mitrovicës.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Tutje ka shtuar se personat e përfshirë në rrahje janë përcjellë në Stacionin e Policisë.
“Rreth orës 22:00 ka ndodhur një rrahje në Mitrovicë, në të cilën janë përfshirë tre persona të cilët kanë pësuar lëndime. Tre personat që janë përfshirë në rrahje i kanë shoqëruar në Stacion Policor për intervistë”, deklaroi Zahiti./Insajderi.com