Rrahje në një kafiteri në Prishtinë – Arrestohen tre persona

Rrahje në një kafiteri në Prishtinë – Arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në lagjen “Ulpiana”, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:50 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në një kafiteri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Njësitet nga stacioni policor ‘Jugu’ kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për pjesëmarrje në rrahje kanë arrestuar tre persona të dyshuar”, ka njoftuar Ahmeti./Insajderi.com