
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit në burg pasi kishte urdhër arrest, dhe një është duke u trajtuar ende në QKUK por është nën përkujdesje të policisë.”, njoftoi sot policia.
Rasti ka ndodhur të premten e 20 dhjetorit dhe vazhdon të jetë nën hetime.