Rrahje në trafik

Rrahje në trafik

Si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një aksidenti në trafik të ndodhur dje në Prishtinë, një person dhe disa të tjerë të dyshuar kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj  tyre, viktimat janë detyruar që të dërgohen në QKUK për tretman mjekësor.

Në raportin e punës në 24 orët e fundit, policia njofton se ka arrestuar 8 persona, prej të cilëve shtatë janë në mbajtje.

Po ashtu, njofton se janë shënuar 27 aksidente trafiku, por pa fatalitet./Insajderi