Rrahje për shkak të parkingut – Arrestohen katër të dyshuarit

Rrahje për shkak të parkingut – Arrestohen katër të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, pasi të njëjtit ishin përfshirë të premten në një rrahje në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Dy nga të lënduarit në këtë incident kanë pranuar trajtim mjekësor.

Nga informatat fillestare dyshohet që deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje për çështje parkingu.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 12:00 është raportuar për një rrahje në progres në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj  katër persona të dyshuar të implikuar në rastin në fjalë, dhe të njëjtit i ka shoqëruar për në stacionin policor”, ka thënë Borovci.

Lidhur me këtë rast, policia ka iniciuar një hetim për ndriçimin e rrethanave./Insajderi.com