Rrahman Jashari: Mësimdhënësit gati për fillimin e vitit të ri shkollor

Rrahman Jashari: Mësimdhënësit gati për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka thënë së në kushtet aktuale është gati e pamundur që të fillohet mësimi më të gjithë nxënësit në shkolla, njofton Insjaderi.

Jashari, ka thënë se e mirëpresin vendimin e MASHT-it që kthimi në shkolla të jetë i pjesshëm në mënyrë që të ruhet shëndeti i nxënësve dhe mësimdhënësve.

Gjatë një interviste për Ekonomia Online, Jashari ka potencuar faktin që kthimi i pjesshëm i klasëvë të para, të dyta, të gjashta dhe të dhjeta, duhet të bëhet me një kujdes të shtuar dhe respektim të përpiktë të masave.

Tutje, Jashari ka shtuar se në kuadrin e fillimit të vitit të ri shkollor, është shqetësues fakti i shkurtimit të buxhetit për 12 milionë eurosh nga ana e qeverisë.

Sipas tij, në këtë kohë, arsimi ka nevojë për rritje të buxhetit, e jo për zvogëlime të tilla.

Në fund Jashari ka paralajmëruar planet për fillim të vitit të ri shkollor, të përpiluara nga MASHT-i, Sindikata e Arsimit i mbështet, por në rast se paraqiten vetëm rastet e para të infektimit me Covid-19, atëherë do të kërkohet nga Këshilli Drejtues që të ndërpritet mësimi./Insajderi.com