Rrahman Rama tregon arsyen e dorëheqjes

Rrahman Rama tregon arsyen e dorëheqjes

Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje të martën nga pozita e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell Insajderi.com.

Në një adresim të shkurtë për media, Rama u shpreh se ka dhënë dorëheqje për shkak të qëndrimit të tij të gjatë në këtë institucion.

“Dorëheqja është vetëm se kam nejt boll”, u shpreh ai shkurt për Klan Kosova.

Kështu, ai i ka hedhur poshtë raportimet se kinse dorëheqja e tij erdhi si pasojë e ndikimeve politike ndaj tij, sidomos nga Qeveria Kurti.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të martën ka emëruar  gjeneralmajor Bashkim Jasharin – komandant të ri të FSK-së.

Sipas Presidencës, emërimi i tij është bërë pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit, Albin Kurti./Insajderi.com