I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar Elton Ilirjani, i njohur ndryshe dhe si “biznesmeni gay”.
Madje ai shtoi se paragjykimet në drejtim të tij kanë ardhur nga anëtarë të komunitetit LGBT.
“Unë në 91-in në Tepelenë i kam dërguar një letër një mashkulli që pëlqeja dhe ia kam dërguar në bilardo ku kishte shumë meshkuj. Reaguan absolutisht jo keq, nuk mund të quaj diskriminim dikë që habitet. Dhunë fizike nuk ka kaluar asnjëherë, gjykime unë nuk kam dëgjuar, për të gjithë ka gjykime për mua për ty kolegen (i referohet moderatorëve). Unë skam pësuar asnjëherë dhunë fizike, ofendimet i kam marrë nga komuniteti LGBT, nga imazhet e fshehura”, u shpreh Elton Ilirjani.