Rrëfen arkitekti shqiptar: Qeveria e Kosovës as nuk më morri parasysh për kompleksin “Adem Jashari”

Rrëfen arkitekti shqiptar: Qeveria e Kosovës as nuk më morri parasysh për kompleksin “Adem Jashari”

Përparim Rama, një arkitekt shqiptare kishte tentuar që me firmën e tij të propozonte një ide, sipas tij shumë më të mirë se sa e sllovenëve, për ta restauruar pjesën e shtëpive të rezistencës në Kompleksin “Adem Jashari”. Ai dështoi. Pse ndodhi kështu?

Ai në InDoks rrëfen se si e trajtoi Qeveria e Kosovës atë dhe idenë e tij. Se çka ndodhi në këtë histori mund ta kuptoni në dokumentarin “Kompleksi i Tenderëve ‘Adem Jashari’”.

InDoks është kthyer këtu pas 20 vitesh për të parë se çka kanë bërë institucionet e shtetit që e krijoi sakrifica e Jasharajve dhe e të tjerëve në dy vite luftë. Ajo se çka gjendet këtu nuk mund të përshkruhet me fjalë. Mund të shfaqet vetëm me pamje. Pa koment.

InDoks në këtë dokumentar do të gërmojë në tenderët dhe format tjera me anë të të cilave janë bërë investimet në këtë hapësirë historike. Kush janë përfituesit e sa janë shumat e projekteve. Janë dhjetëra tenderë e miliona euro të shpenzuara, dhe vetëm tash po flitet për ruajtjen e shtëpive të rezistencës./ Insajderi.com

InDoks | Kompleksi i Tenderëve “Adem Jashari”

InDoks | Kompleksi i Tenderëve “Adem Jashari”Janë miliona euro të shpenzuara dhe dhjetëra tenderë të dhënë nga shteti, por shtëpitë e rezistencës së familjes Jashari janë në rrezik real për tu shembur. Këta tenderë, me të madhe i fitoi një ortak i Bekim Jasharit. Më shumë se kompleks historik, ky kantierë ndërtimi duket si në kompleks tenderësh të majmë.Përgjegjësit e rijnë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nuk e përjashtojnë as mundësinë që ta përfshijnë Prokurorinë në këtë punë.20 vite pas betejës së familjes Jashari #InDoks kthehet për të hulumtuar gjendjen e këtij kompleksi, nga më të rëndësishmit në vend, dhe dështimin e shteti për ta ruajtur atë. Janë shikuar me detaje edhe krejt tenderët për të.Flasin ata që duna ti restaurojnë shtëpitë e Adem Jasharit. Ata që dhanë ide për këtë punë. Ata që janë mandatuar për ti ruajtur memorialët. Edhe ata që e kanë të ndaluar që të flasin për mjerimin e Kompleksit ‘Adem Jashari”

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 31. März 2019