Rrëfen Gërxhaliu: Ka prova, por nuk ka drejtësi për krimet e luftës

Ky dokumentar përmban pamje të rënda. Fuqishëm sugjerohet aprovimi i prindit ose kujdestarit para se të shikohet nga personat nën moshën 18 vjeçare

Rrëfen Gërxhaliu: Ka prova, por nuk ka drejtësi për krimet e luftës

Shefi i Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, është shprehur i bindur se tashmë ekzistojnë prova të mjaftueshme së në Kosovë, ka pasur krime të rënda të luftës, të kryera nga Ushtria e Serbisë.

VIDEO

Ai përkundër faktit se ekzistojnë ato dëshmi, thotë se ende nuk ka drejtësi për ato krime.

Gërxhaliu, ka rrëfyer disa nga rastet më të tmerrshme të krimeve të luftës, të bëra ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

VIDEO

Thotë se ka pasur raste kur “familjarët janë munduar që t’i mbledhin trurin e kokës më të dashurve të tyre, pasi një pjesë e saj ishte e ndarë nga të shtënat e kallashnikovëve”.

VIDEO

“Unë e marr në atë aspekt si jologjike krejt kjo cështje edhe pse shoqatat e familjarëve kanë paraqitur një thes me material jashtëzakonisht të madh të dëshmive, të emrave të cilët i kanë kryer krimet. Secili faktikisht e dinë se kush ia ka marrë të bijën apo të afërmen e familjes prej dore. Por, nuk kam ndonjë ide se pse nuk po veprohet së paku po flas nga këndi i familjarëve, ku i kam të paktën 40 persona, ku e di se masakra e Sudivës, ku për një prë janë mbytur 116 persona dhe thjeshtë një është burgosur tri ditë dhe është lëshuar nga burgu i pjesës veriore, të Mitrovicës nga ndërkombëtarët. Kjo normal mund të kuptohet që edhe si ndihen familjarët në këtë aspekt, të cilët e dinë, dhe i kanë parë krimet. Kemi raste kur familjarët është dashur të shkojnë dhe t’ua mbledhin trutë e të afërmëve të tyre, pasi që ka pasur raste kur iu është ndarë një pjesë e kokës nga rafallët e kallashnikovëve”, ka rrëfyer Gërxhaliu.

DOKUMENTARIN E PLOTË MUND TA SHIKONI DUKE KLIKUAR KËTU:

Dhe, mendimit të tij se ka pasur mungesë vullneti dhe jo faktesh për të proceduar në gjyq krimet e luftës i bashkohet edhe Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili ka një karrierë të tërë të monitorimit të kësaj fushe.

VIDEO

“Nuk është në asnjë rast nuk shoh që problemi ka qenë tek familjarët e viktimave, vetë viktimat apo dëshmitarët. Ata sigurisht që i kanë proceduar përmes mekanizmave të ndryshëm: në Polici dhe pastaj në Prokurori. Krimet janë identifikuar. Ka informacione që kanë ndodhur krimet. Ka dëshmi të mëdha për këtë. Pastaj, është punë e Prokurorisë dhe hetuesisë që t’i hetojë ato dhe të ngrisin aktakuza. Në asnjë mënyrë nuk mundemi me ua lënë fajin viktimave, familjeve të viktimave”, ka thënë Blakaj për InDoks

DOKUMENTARIN E PLOTË MUND TA SHIKONI DUKE KLIKUAR KËTU:

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18) – 27.01.2019

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18)Faktori ndërkombëtarë që ruajti eksluzivitetin për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë nuk e ka hetuar si masakër madje as krimin kundër njerizimit në Reçak, e as masakrën kundër familjes Jashari. As edhe shumicën e krimeve të tjera të regjimit serb të Milloshevicit. A ishte e qëllimshme kjo?Drejtësi nuk u soll për këto krime. Por, ndërkombëtarët në vazhdimësi shqiptarëve të Kosovës iu kërkuan që të bëjnë paqe me shtetin serb. InDoks në dokumentarin “Paqe pa drejtësi”, me autor Visar Duriqi , sjell rrëfimin tjetër për krimet e pagjykuara në Kosovë.A kishte mundësi që Shteti i ri i Kosovës ta bënte këtë punë vet? A ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar masakrat kundër shqiptarëve në Kosovë? A pati gjenocid në këtë vend? Kush nga EULEX-i tentoi ta sabotonte identifikimin e të pagjeturve të luftës së viteve 1998-1999?Ndërkombëtarët tentojnë ti barazojnë më tutje krimet e regjimit të Milloshevicit me ato të UÇK-së, me Gjykatën Speciale.Por në krejt këtë padrejtësi, një pyetje legjitime rri pezull: A mund të ketë paqe pa drejtësi?Live në RTV Dukagjini dhe Insajderi

Posted by Insajderi on Sunday, 27 January 2019