Rrëfen gruaja e shtetasit turk të arrestuar në Prishtinë

Rrëfen gruaja e shtetasit turk të arrestuar në Prishtinë

Jasmina Karabina, gruaja e Jusuf Karabinës, shtetasit turk, që u arrestua sot nga Policia e Kosovës, në mesin e katër shtetasve tjerë, për t’u deportuar në Turqi, ka rrëfyer për T7 se si ndodhi gjithë ngjarja. Ajo ka thënë se arrestimi ka ndodhur gjatë ardhjes në pune dhe së ata nuk kane asnjë problem me lejet e qëndrimit.

Jasmina Karabina e cila është edhe profesoreshë në Kosovë, thotë se burrin e saj Jusufin, i cili edhe është zëvendësdrejtor i Gulistanit, dy policë i kanë ndaluar rrugës për punë dhe se atyre nuk i kanë treguar pse i kanë ndaluar.

“I kane kerku telefonit zv.drejtorit policia, por ai ka refuzu me dhanë telefonit. Djalit ia kane marre telefonin dhe i kane nxjerrë me dhune nga vetura”, ka thënë gruaja e Jusufit.

Arrestimin e gylenistëve e konfirmoi sot për Express edhe Policia e Kosovës. Ata thanë se është duke e zhvilluar aksioni për arrestimin edhe të disa zyrtarëve tjerë turq.

Të arrestuarit, janë dy zyrtarë nga Prishtina e tre nga Prizreni. “Gulistan” z. Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

E ndërkaq, autoritetet e hetuesisë kosovare u janë nënshtruar të enjten me mëngjes kërkesave të Erdogan, për t’i përzënë nga Kosova përkrahësit e Fetullah Gulenit.

Sidoqoftë, muaj më parë Recep Tayyip Erdogan priti në takim presidentin Hashim Thaçi. Këtij i kërkoi që t’i mbyllë shkollat gyleniste. Pasojat e këtij takimi u vërejtën sot kur Policia e Kosovës në mënyrë misterioze arrestoi 5 drejtues të Kolegjit “Mehmet Akif” e po i bën gati për t’i depërtuar.

Shtetet më të fuqishme si SHBA nuk kanë pranuar të ekstradojnë në Turqi armiqtë e Erdoganit, veçmas Fetullah Gylenin, ndërsa Kosova me devotshmëri po ia përmbush kërkesat autokratit turk.