Rrëfen viktimat e burgjeve të Kosovës: Më kanë thënë se ki HIV e më kanë izolu

Rrëfen viktimat e burgjeve të Kosovës: Më kanë thënë se ki HIV e më kanë izolu

A.D, është mbajtur një muaj në izolim në Burgun e Lipjanit, për shkak të dyshimit se ishte e prekur me HIV. Për këtë dyshim stafi nuk kishte asnjë analizë. Pas insistimit të A.D që t’i bëhet testi, konstatohet se nuk është e prekur nga sëmundje dhe dërgohet në qeli me të burgosurat tjera.

 

Me kaq nuk përfundon, me t’u kthyer ne qeli me gratë e tjera 40 vjeçarja  nw një rrwfim pwr Insajderi ka pretenduar se maltretohet e dhunohet fizikisht e psiqikisht edhe nga gardianet e këtij burgu M.A, S.K, D. M (komunitetit serb) si dhe mbikëqyrësja N.

Në veçanti, ajo përmend rastin me gardianen me inicialet S.K, se si e dhunonte me fjalë dhe më pas i shtynte të tjerët t’a sulmonin.

Sjelljet e oficereve ndaj të burgosurave përmirësohen vetëm me raste të caktuara. Viktima ka rrwfyer maltretime pasi supozohej që ishte e prekur me HIV.

“Po në paraburgim u kon keqkuptim e kanë shkruar ka thënë kam sidë dhe më kanë izolu një muaj ditë vetëm në vetmi edhe ma kanë thënë se ti e ke sidën, edhe normal që mua më ka ardh inat për ni  sigurt që nuk është vërtetë kam ngulë këmbë me më dërgu në Prishtinë më ma bo testin. Ata më kanë thënë  so e nevojshme se ke deklaru ti pa deklaru unë hiç, aty kam ngulë këmbë dhe ma kanë bë testin e HIV-it mbas tri jave më ka ardh që është negative”, ka rrëfyer viktima.

InDoks në këtë episod do të sjell prapaskenat e burgjeve në Kosovë. Një histori korrupsioni masiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandanëte e fuqishëm të UÇK-së si në filmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine/InsajderiInDoks