Rrëfimet e të mbijetuarve të tërmetit në Durrës të strehuar në Kosovë

Rrëfimet e të mbijetuarve të tërmetit në Durrës të strehuar në Kosovë

Tragjedia që goditi të martën Shqipërinë, la të vdekur mbi 20 persona, qindra të lënduar e shtëpi të shkatërruara. 30 banorë nga Durrësi mbrëmë nën organizimin e “Plisave”, janë nisur për në Kosovë.

Kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive për të mirëpritur familjet e prekura nga tërmeti.

Një grup prej më shumë se 30 personash u akomoduan në hotelin Ora në kryeqytet.

Insajderi, qëndroi gjatë gjithë ditës me ta për folur me disa prej familjarëve e në detaje për momenti se si e përjetuan tërmetin dhe çfarë dëmesh u ka shkaktuar.

Në sytë e tyre shiheshin lot, trishtim e dhimbje. Ndiqni rrëfimet e tyre.

Insajderi intervistoi edhe pronarin e hotelit “Ora”, Abdullah Çaushi i cili tregoi se, njësoj siç  u kishte hapur ai dyert banorëve nga Durrësi, 20 vite më parë një familje nga Shqipëria i kishte hapur dyert atij e e familjes së tij.

Deri tani nga Shqipëria në Kosovë kanë ardhur rreth 200 persona. Tërmeti i datës 26 nëntor, i cili ishte me magnitudë 6.4 shkallë të rihterit ka lënë të vdekur deri tani 27 persona e mbi 600 të tjerë të lënduar.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 500 mijë për të ndihmuar Shqipërinë. Përveç institucioneve të Kosovës, qytetarët janë duke ndihmuar në forma të ndryshme banorët nga Shqipëri./Insajderi.com