Rrëfimi i doktorit: Kështu e nxora të gjallë nga gërmadhat 24 vjeçarin

Rrëfimi i doktorit: Kështu e nxora të gjallë nga gërmadhat 24 vjeçarin

Klajdi Qato, 25 vjeçar ka përjetuar orë të tmerrshme nën rrënoja. Ai për më shumë se 16 orë ka qëndruar duke pasur mbi supet e tij një mal me inerte, që ishin shkaktuar nga shembja e hotelit në bregdetin e Durrësit. Por fati deshi që Qato ta përballojë situatën dhe të dal i gjallë nga rrënojat.

Qato për më shumë se një orë kishte komunikuar me mjekun, që bënte njëkohësisht edhe përkthyesin e trupave greke, deri në momentin që operacioni i kërkim shpëtimit përfundoi me sukses.

Mjeku, Grej Malo, ka rrëfyer për InDoks e gjithë situatën se si ai kishte arritur ta mbajë nën kontroll, duke komunikuar më Qaton nën rrënoja.

“Morëm sinjalin që të shkonim në “Vila Palma” që ndodhet në fakt disa kilometra më poshtë ku aty ishte nën rrënoja Klajdi Qato 24 vjeçari, një djalë kurajoz, por që kishte mbetur nën rrënoja për shkak të tërmetit. Fillimisht aty kanë qenë forcat zjarrëfikëse të Kavajës dhe me pas nga vendet tjera të Shqipërisë dhe janë përpjekur për të hap gërmadhat për të nxjerr Klajdin, pasi të ndodhte kjo ata shpëtuan gjyshen e Klajdit dhe diku nga ora 10:00 nxorën trupin e pajetë të gjyshit të tij. Në ora 10:30 qeni i forcave specile të policisë FNSH lokalizoi që ndodhej një person nën rrënoja, Klajdi. Më pas zjarrëfikësit orientuan akoma më mirë, komunikuan dhe dha sinjal zëri dhe aty pati një brohoritje të madhe. E cila u finalizua me sukses rreth orës 01:00 të natës, ku Klajdi doli vetë. Klajdi ishte një djalë me personalitet optimist dhe kurajoz , dhe kjo e ndihmoi Klajdin të na ndihmonte edhe ne për ta nxjerrë atë”.

 

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks