Rrëfimi i të dënuarit Basha për dallaveret, kontrabandën dhe arrtisjet nga burgje në Kosovë

Rrëfimi i të dënuarit Basha për dallaveret, kontrabandën dhe arrtisjet nga burgje në Kosovë

Bujar Basha, i cili ka vuajtur dënimin me burg prej 16 vjet e 8 muaj në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka rrëfyer përvojën e tij nëpër burgje.

Ani ka kritika të mëdha për trajtimin dhe kushtet në burgjet në Kosovës e sidomos në atë të Dubravës.

“Njerëzit atje vyajnë për gjërat elementare duke nisur prej njësisë, barnave që të shkruan mjeku duhet me i ble vet, edhe ta vjedhin barnën nuk ta bien komplet qysh i ke ble. Ma e keqja është se nga stafi mjekësor nuk të sheh si pacient por si të burgosur duhet me ba zhurmë ose problem për me shku te mjeku. Unë i kam heke tre dhëmb vet se sme kanë dërgu te mjeku, po unë e kam pas shkallem të lartë të rrezikshmërisë. Por ka njerëz që janë pre me zhiletë për me shku te mjeku”, ka thënë Basha.

Basha ka treguar se si zhvillohet kontrabanda në burgje, si menaxhohen burgjet, nga të burgosurit e fortë apo menaxhmenti i burgut dhe se si kanë ndodhur katër arratisjet spektakulare nga burgjet e Kosovës.

Për më tepër intervista e Bashës.